Ekstradohet nga SHBA Albert Shkembi, i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike

vovalbania December 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ekstradohet nga SHBA Albert Shkembi, i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike

60-vjeçari Albert Shkembi, i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike, është ekstraduar nga SHBA-ja drejt Shqipërisë, në kuadër të operacionit “Return”.

Shkembi është dënuar me 12 vjet burgim. Ai u kap në qershor të këtij viti në Neë Jersey. 60-vjeçari u shpall në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin e datës 22.11.2016, e ka dënuar me 12 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

Gjatë periudhës 2014-2015, i dënuari, në rolin e organizatorit dhe financuesit, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka organizuar trafikimin dhe transportimin e lëndëve narkotike kokainë dhe heroinë, nga Turqia drejt Shqipërisë (me itinerar Turqi-Greqi-Maqedoni-Shqipëri), për t’i shitur këto lëndë në tregun e brendshëm, si dhe për t’i trafikuar më pas drejt vendeve të tjera të BE-së.

Lokalizimi dhe kapja e këtij shtetasi, në Neë Jersey, në muajin qershor të këtij viti, është bërë e mundur pas shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve ndërmjet Policisë së Shtetit, DSS/OCIU pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara Tiranë dhe Shërbimit të Marshallëve Amerikanë, thuhet në njoftimin e polcisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE