Pas një mungese të gjatë, Albana Osmani rikthehet në ekran me emisionin e saj

vovalbania December 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas një mungese të gjatë, Albana Osmani rikthehet në ekran me emisionin e saj

Albana Osmani është një moderatore shumë e dashur për publikun shqiptar, e cila prej vitesh i ka munguar publikut.

Por, kemi lajme të mira!! Moderatorja më në fund ka vendosur të rikthehet me programin e saj në një “TV” të saj.

“Albana Osmani Show”, do të quhet emisioni i ri i moderatores, i cili do të shfaqet në kanalin e saj në YouTube.

“Një show argëtues do të vijë broadcasting në çdo platformë timen online së shpejti. Ku në këtë hap të parë të vogël “e gjitha nga unë” po nis një rrugë ku vetëm e vetme nuk ndihem, pasi e di që kam gjithë publikun shqiptar me vete, të cilët më bëjnë të ndihem se TV JAM UNË . Ju jam mirënjohëse!” – shkruan Albana Osmani.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49432 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE