Praga me masa të forta sigurie pas sulmit të djeshëm!

vovalbania December 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Praga me masa të forta sigurie pas sulmit të djeshëm!

Policia çeke shtoi masat e sigurisë rreth shkollave e të tjera godinave publike në mbarë vendin ndërsa Universiteti i Karlit në Pragë anuloi të gjitha leksionet e aktivitetet e sotme.  Një ditë më parë, një student vrau me armë zjarri 13 persona në Fakultetin e Arteve. Motivi ende nuk dihet.

Sulmi ishte ngjarja më e rëndë e ndodhur ndonjëherë në një vend të Europës Qendrore, ku shumë vetë mbajnë armë, por sulmet masive janë të rralla. Ministri i Brendshëm, Vit Rakusan tha se policia identifikoi të vrarët dhe nuk ka të huaj. Por, mes të plagosurve janë dy shtetas të Emirateve të Bashkuara Arabe e një nga Holanda. Qytetarët ndezën qirinj jashtë godinës së universitetit.

Duke filluar nga sot kemi miratuar masa parandaluese mbarëkombëtare. Nuk kemi informacion për ndonjë kërcënim konkret. Ky është një sinjal që jemi këtu e të përgatitur.

Autoritetet nuk dhanë informacione të reja mbi gjendjen e të plagosurve. Agresori 24 vjeç vdiq dje brenda ndërtesës së universitetit. Ende nuk është saktësuar nëse i dha fund jetës apo u ekzekutua nga plumbat e policisë.

Policia çeke tha se ai kishte leje për armë dhe nuk ka patur precedentë penalë. Ndërkaq, studionte në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Karlit ku kreu sulmin. Po ashtu, u raportua se para masakrës vrau babanë, në periferi të Pragës.

Forcat e rendit patën marrë informacione se ai kishte për qëllim të vriste veten dhe po e kërkonte në një ndërtesë tjetër të universitetit ku duhej që të ndiqte një leksion.

Por, ai shkoi në godinën kryesore të Fakultetit të Arteve, në një shesh të ngarkuar përtej lumit, përballë Kështjellës së Pragës dhe vetëm qindra metra nga Sheshi i Qytetit të Vjetër, një nga atraksionet kryesore turistike të Europës.

Po ashtu, policia dyshon se mund të ketë qëlluar për vdekje edhe një baba e vajzën e tij dy muajshe në pyll pranë një fshati jashtë Pragës, javën e kaluar. Qeveria e shpalli të nesërmen ditë zie kombëtare.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49965 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE