Publiku ka të njëjtin problem me këngën e Elsa Lilës këtë vit në Festival, njësoj si vjet!

vovalbania December 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Publiku ka të njëjtin problem me këngën e Elsa Lilës këtë vit në Festival, njësoj si vjet!

Elsa Lila ju rikthye për herë të dytë radhazi konkurimit në Festivalin e Këngës në edicionin e 62-të, ku është paraqitur me “Mars”, një baladë e ndjerë në stilin e artistes.

Përpos gjithë teorive të “komplotit” që e parashikojnë fituese këngëtaren që para se Festivali të fillonte, në përgjithësi, kënga dhe performanca e Elsës është pëlqyer nga publiku.

Kjo vihet re edhe nga komentet, që vlerësojnë zërin dhe interpretimin e saj, pavarësisht problemve të dukshme teknike që eventi muzikor ka këtë edicion, megjithatë komentet në Youtube e rrjetet sociale, në masë, vendosin në dukje një tjetër “problem”.

Njësoj si vitin e shkuar, shumë komente thonë se nuk e kuptojnë se cfarë Elsa thotë, duke mos qenë i qartë teskti i “Mars”.

Ndoshta është mënyra si Elsa këndon, ndoshta dhe nuk e kuptojnë vërtetë, por të njejtin “problem” fansat e saj dhe njerëzit në përgjithësi kanë pasur edhe vitin e shkuar me “Evita”.

Ndërsa për t’i ardhur në ndihmë njerëzve, vetë Elsa e ka publikuar tekstin në rrjetet sociale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE