33-vjeçari qëllon me armë në drejtim të dy vëllezërve, ja cili ishte shkaku!

vovalbania December 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
33-vjeçari qëllon me armë në drejtim të dy vëllezërve, ja cili ishte shkaku!

Një i ri në Kamëz ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy vëllezërve pasditen sotme dhe më pas është larguar. Report Tv mëson se autori është 33 vjeçari Jetmir Koleci i cili ka qëlluar ndaj Ilir dhe Astrit Halilit në rrethana ende të paqarta.

“Më datë 24.12.2023, në rrugën “OSBE”, në Kamëz, shtetasi J. K., 33 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasve I. H., 45 vjeç, dhe A. H., 39 vjeç, dhe më pas është larguar”, njofton policia.

Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar. Të shtënat me armë në Kamëz janë regjistruar si pasojë e një sherri banal.

Pasditen e kësaj të diele, Jetmir Koleci po kalonte me në rrugën “OSBE”, ndërsa ka xhiruar gomat. Dy vëllezërit kanë tentuar ta ndalojnë duke i kërkuar sqarime por Koleci ka dalë nga makina me armë në dorë duke qëlluar. Vëllezërit Halili kanë pretenduar se 33 vjeçari ka qëlluar drejt tyre, kurse policia ka dyshime se i riu ka shtënë në ajër për t’i trembur dhe më pas është arratisur në këmbë duke braktisur makinën.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip “Golf”, i autorit të dyshuar, dhe vijon puna nga shërbimet e Policisë, për kapjen e tij.  Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49596 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE