Vranësira e shira të izoluar në ditën e fundit të javës!

vovalbania December 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vranësira e shira të izoluar në ditën e fundit të javës!

Dita e sotme nisi me vranësira dhe reshje të izoluara shiu në veri të vendit, ndërsa parashikohet që gjatë ditës të jetë me alternime vranësirash e kthjellimesh, në pjesën më të madhe të territorit shqiptar. Sa iu përket temperaturave, janë në rritje.

Anticikloni subtropikal po fuqizohet në Europën Perëndimore ku sinoptikanët presin një stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e Shqipërisë në fillimin e javës që nis me festën e Krishtlindjes.

Në vendin tonë moti ishte me vranësira e reshje të izoluara në veri në mëngjes dhe gjatë ditës me kthjellime e vranësira. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2, me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore     2/13°C

– Zonat e ulëta      7/18°C

– Zonat bregdetare 10/20°C

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE