Forcat RENEA shpëtojnë dy fëmijë nga flakët në Lushnjë, 35 persona po marrin ndihmë mjekësore në spital!

vovalbania December 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Forcat RENEA shpëtojnë dy fëmijë nga flakët në Lushnjë, 35 persona po marrin ndihmë mjekësore në spital!

35 persona ndodhen në spitalin e Lushnjës jashtë rrezikut për jetën, të cilët po marrin ndihmë mjekësore, pas flakëve në godinën në Lushnjë.

Sipas informacioneve, forcat policore aktualisht po kontrollojnë në çdo kat nëse ka të bllokuar nga flakët dhe nuk kanë mundur të dalin.

Në ndihmë të policisë ndodhen edhe forcat RENEA, të cilët nxorën dy fëmijë që ishin të izoluar dhe kishin dalë në tarracë, për t’i shpëtuar zjarrit.

Zjarrfikësit po punojnë ende për fikjen totale të flakëve në ndërtesën 12 katëshe.

Rreth orës 14:40 një zjarr i frikshëm përfshiu njërin prej kateve të qendrës tregtare në Lushnjë.

Nga dyshimet e para, sipas gazetarit të Top Channel, Bledar Korreshi, shkak mund të jetë mbinxehja e kondicionerëve, pasi qendra ka qenë e mbipopulluar dhe ka pasur fluks njerëzish, të cilët kishin dalë për Krishtlindje. Gjithsesi policia ende nuk ka dalë në një deklaratë zyrtare se çfarë e shkaktoi këtë zjarr.

Zjarri është përhapur me shpejtësi, ndërsa shumë persona kanë mbetur të bllokuar në katet e sipërme të godinës.

Tymi përfshiu të gjithë pallatin, ndërsa mësohet se nuk kishte dalje emergjente për raste rreziku.

Një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë është ngritur dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50237 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE