Përlotet Kiara Tito, tregon momentin kur ajo dhe Luizi morën vesh që do bëhen prindër

vovalbania December 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Përlotet Kiara Tito, tregon momentin kur ajo dhe Luizi morën vesh që do bëhen prindër

Kiara Tito ka treguar për herë të parë emocionet e momentit kur ka mësuar se ajo dhe Luizi do të bëhen prindër për herë të parë.

Mes lotësh ajo tha se të dy u emocionuan shumë kur morën vesh lajmin dhe nuk e besonin dot.

“Bëra një kuti të vogël që e realizova, Kur erdhi në shtëpi ia kam treguar. Ai nuk e priste fare. Bëri atë batutën nëse je me grip. Kemi qarë shumë atë ditë. Nuk e besoja. Doja të bëja dy tre teste. Thoja si ka mundësi që gjithë ky bekim i madh të vijë pas asaj që kemi kaluar. Por ja që ishte e mundur.

Unë nuk është se i bëj gjërat të pamenduara. Kjo ishte një gjë që unë kisha kohë që e mendoja dhe e doja”, tha Kiara Tito.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49619 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE