Japonezët do të testojnë përsëri teknologjinë e cila ndihmon në kapjen dhe shkatërrimin e asteroidëve!

vovalbania December 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Japonezët do të testojnë përsëri teknologjinë e cila ndihmon në kapjen dhe shkatërrimin e asteroidëve!

Agjencia japoneze për eksplorimin e hapësirës ajrore (JAXA), pritet të nisë një mision për testimin e teknologjisë së aftë për të kapur dhe shkatërruar asteroidët që janë në një kurs përplasjeje me Tokën. Misionin për kapjen dhe devijimin e rrugës së asteroidit, do ta realizojë anija kozmike Hayabusa2.

Ky nuk është misioni i vetëm i anijes, pasi edhe në vitin 2014 realizoi një të tillë, ku arriti të kapte me sukses asteroidin 162173 Ryugu, i cili gjendej në afërsi të planetit. Pas vëzhgimit të tij për 18 muaj, anija e goditi sipërfaqen shkëmbore dhe arriti të marrë mostra për ekzaminimin e origjinës së universit.

Pas këtij misioni të suksesshëm, inxhinierët e JAXA, njoftuan se Hayabusa2 përsëri do të përdorej për fluturim. Misioni i radhës rreth asteroidit 1990 KY26, pritet të kryhet në vitin 2031. Sipas JAXA, asteroidi i synuar është një objekt pothuajse sferik, me një diametër prej 30 metrash dhe rrotullim jashtëzakonisht të shpejtë.

Gjithashtu, agjencia japoneze theksoi nevojën për një teknologji të tillë pasi shkëmbinjtë hapësinorë përplasen me Tokën çdo 100 deri në 1000 vjet, dhe shkaktojnë dëme të konsiderueshme. Ndërkaq, një asteroid i quajtur Bennu që ka fuqinë e 22 bombave atomike kalon pranë planetit Tokë çdo gjashtë vjet, por shanset për një goditje katastrofike janë vetëm një në 2700. Siç raporton Daily Star, mostrat janë marrë nga sipërfaqja e tij dhe disa shkencëtarë spekulojnë se ai mund të bjerë në Tokë, konkretisht në shkretëtirën e Jutas më 24 shtator 2182.

Rich Burns, menaxheri i projektit OSIRIS-REx, tha se:

Ne jemi tani në fazën e fundit të kësaj përpjekjeje dhe ka ende disa milje për të bërë.

Rikujtojmë, se një mësues dhe studentët e tij po e vënë NASA-n në krizë, pasi kanë bërë një zbulim që mund të ndryshojë të ardhmen e misioneve për të shpëtuar Tokën nga asteroidët e rrezikshëm. Deri më tani, shkencëtarët mendonin të devijonin rrugën e objekteve kozmike duke i goditur ato me një raketë. Vitin e kaluar, një anije kozmike me madhësi frigoriferi u lëshua në asteroidin Dimorphos. Eksperimenti dukej i suksesshëm. Por që atëherë, studentët zbuluan se asteroidi është sjellë në mënyrë të çuditshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49267 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE