“Doja vetëm 5 minuta në kombëtare…”/Jasir Asani zbulon çdo detaj të karrierës së tij të suksesshme në Top Albania Radio!

vovalbania December 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Doja vetëm 5 minuta në kombëtare…”/Jasir Asani zbulon çdo detaj të karrierës së tij të suksesshme në Top Albania Radio!

Sot i ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë futbollisti i njohur i Kombëtares Shqiptare, Jasir Asani. Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me jetën, karrierën dhe suksesin e tij. Një futbollist që sigurisht ka spikatur me talentin e tij por si ka nisur karriera futbollistike e Jasir Asanit?

Babi ka luajtur futboll. Kur isha shtatë vjeç më bëri pjesë të ekipit të Vardarit, isha si në provë për 2-3 stërvitje dhe pastaj trajneri tha duhet të vish patjetër të fillosh me ne. Aty fillova më pas të stërvitesha me moshat. Më pas në moshën 13-14 vjeçare fillova me ekipin e parë zyrtar. Vardari është një klub me traditë dhe me emër në Maqedoni, shumë i madh.  

Gjatë intervistës futbollisti zbuloi gjithashtu se pas shumë ndeshjesh me ekipin e Vardarit ai u nis për në Turqi për të vazhduar karrierën më tej por për shkak të një problemi me kontratën u detyrua të kthehej sërish.

Më pas më kanë kontaktuar nga Super Liga shqiptare. 5-6 klube dhe zgjodha Partizanin. Më mori në telefon Presidenti, e kam mik dhe është një nga më të mirë që kam takuar deri tani. 

E kishte menduar ndonjëherë Asani se karriera e tij do të kishte këtë zhvillim dhe sukses?

Për Europian ndoshta nuk e kisha menduar por e kam menduar që një ditë do të iisha atje dhe do të kisha bërë gjëra të mëdha në Kombëtaren shqiptare sepse gjithmonë e kam pasur vetbesimin dhe i thoja edhe shokëve të mi që i dua vetëm 5 minuta në Kombëtare që në fëmijëri.

Si arriti të binte në syrin e Sylvinho-s?

Në Hungari kur isha pjesë e Kisvárda-s, kemi qenë në Conference League me ekipin.

Cili ka qenë goli më i bukur që Jasir Asani do të veçonte deri më tani?

Për golin më të bukur nuk mund t’i veçoj këta tre golat me Kombëtaren. Kanë qenë spektakël. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49372 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE