Leximi i librave lidhet me jetëgjatësinë, studim!

vovalbania December 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Leximi i librave lidhet me jetëgjatësinë, studim!

Një studim i ri i publikuar në revistën “Social Scienceand Medicine”  ka treguar që njerëzit të cilët lexojnë një libër jetojnë më gjatë se ata të cilët nuk lexojnë. Hulumtuesit e Universitetit amerikan Yale kanë studiuar shprehitë e leximit të 3.635 pjesëmarrësve më të vjetër se 50-vjeç. Të intervistuarit janë ndarë në tri grupe në ata të cilët nuk lexojnë, në ata të cilët lexojnë më pak se 3,5 orë në javë dhe në ata të cilët lexojnë më shumë se 3,5 orë në javë. Hulumtuesit kanë ndjekur çdo grup madje gjatë 12 viteve.

Njerëzit të cilët kanë lexuar më shumë kanë qenë gratë e arsimuara me të ardhura të larta. Gjatë hulumtimit është konstatuar se si të dy grupet e lexuesve kanë jetuar më gjatë se ata të cilët nuk kanë lexuar libra. Personat të cilët kanë lexuar më shumë se 3,5 orë në javë, kanë jetuar plot 23 muaj më gjatë se njerëzit të cilët nuk kanë lexuar fare. Hulumtuesit kanë nxjerrë përfundimin që jetëgjatësia është e mundshme të zgjatet me aktivitetin e thjeshtë siç është leximi.

Shumë njerëz kur hapin një libër, pothuajse instinktivisht, i marrin direkt erë dhe kuptojnë se nuk ka asgjë më të mirë se aroma e faqeve të tij. Gjithkush e njeh aromën e librave të vjetër. Po kështu, shumica e njerëzve duan të nuhasin një libër të sapoblerë. Ashtu si të gjitha aromat, origjina e erërave të librave mund të gjurmohet edhe nga një numër i caktuar përbërësish kimikë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50889 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE