Zjarri në qendrën tregtare, Prokuroria e Fierit regjistron çështjen: Po hetohet mbi shkakun dhe vatrën fillestare!

vovalbania December 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zjarri në qendrën tregtare, Prokuroria e Fierit regjistron çështjen: Po hetohet mbi shkakun dhe vatrën fillestare!

Prokuroria e Fierit ka regjistruar procedimin penal për zjarrin e rënë në qendrën tregtare “Metropol Center” në lagjen “Çlirimi” të Lushnjës.

Sipas njoftimit, procedimi është regjistruar për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

Një grup hetimor i përbërë nga ekspertë të fushave të ndryshme dhe grup oficerësh të policisë gjyqësore nën drejtimin e Prokurores është ngritur për të hetuar shkaqet e zjarrit masiv.

Hetimet po kryhen në bashkëpunim me shërbimet e policisë gjyqësore të Policisë së Shtetit, ku me administrimin e akteve proceduriale dhe akteve të ekspertimit do të konkludohet mbi shkakun e rënies së zjarrit dhe vatrës fillestare.

Dyshimet paraprake nisur edhe nga dëshmitë e marra si dhe pamjet e kamerave të sigurisë thonë se zjarri ka nisur në katin e tretë të qendrës tregtare në magazinën e një dyqani këpucësh. Shkak dyshohet një shkëndijë elektrike pasi në një kolonë që ndodhej brenda kësaj magazine kalonin kabujt elektikë që mund të jenë përfshirë nga flakët e më pas të jenë përhapur në të gjithë godinën.

Mbi 40 persona përfunduan në spital më probleme me frymëmarrjen, pasditen e 25 dhjetorit, pasi zjarri në qendrën tregtare u përhaps në katet më sipër të pallatit.

Policia e Fierit ka ngritur një grup hetimor me inxhinierë ndërtimi, inxhinierë elektrikë, dhe zjarrfikës për të përcaktuar vatrën dhe shkakun e zjarrit si dhe për të përcaktuar qëndrueshmërinë e godinës.

Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk pati për të lënduar. Por dëmet ekonomike janë të konsiderueshme që llogariten miliona euro.

Qendra dhe dy komplekset e banimit dhe pas 24 orësh vijojnë të cilësohen vendngjarje dhe në brendësi të tyre nuk lejohet të futet askush.

Për shkak të vatrës së zjarrit temperatura në objekt ishte shumë e lartë çka dyshohet se ka cenuar qëndrueshmërinë e beton-armës dhe strukturës metalike prandaj deri në një vlerësim të ekspertëve rreth 20 familje janë të pastreha.

Grupi hetimor do të vlerësojë edhe nëse ky objekt i përmbushte kushtet për evakuim dhe mbrojtjen nga zjarri.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48701 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE