Arrestohet në Angli shqiptari me tre emra, e kërkonte Interpol Tirana!

vovalbania December 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Arrestohet në Angli shqiptari me tre emra, e kërkonte Interpol Tirana!

Një shqiptar, i cili i fshihej drejtësisë prej  vitit 2019 duke përdorur tre emra është arrestuar në Angli me qëllim ekstradimi në Shqipëri.

Top Channel mëson se ka dalë përpara gjykatës së ekstradimeve në Londër Visar Dodani, 30 vjeç, pas arrestimit nga Nottinghamshire Police.

Ai përdorte edhe dy identitete të rreme me emrat Samuel Brown dhe Angelo Brunneti.

Visar Dodani kërkohet nga drejtësia shqiptare kanosje dhe përdorim dhune ndaj një punonjësi policie ngjarje e ndodhur më 28/01/2019.

Dokumentet e gjykatës parë nga Top Channel tregojnë se Visar Dodani do të qëndrojë në paraburgim në pritje të seancës së radhës më 04/01/2024.

Arrestimi i tij u bë i mundur nga Interpol Tirana dhe bashkëpunimi Drejtorisë me Marrëdhëniet me Jashtë në Policinë e shtetit duke u koordinuar me palën angleze.

Visar Dodani ka lindur më 20 janar 1993 në Pukë. Gjykata e Apelit Shkodër me vendim Nr. 221 datë 10 qershor 2019 e ka dënuar me 6 muaj burgim për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë”. Ngjarja ka ndodhur në 28 janar 2019.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50585 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE