Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare krijuesi i tostit me avokado, Bill Granger!

vovalbania December 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare krijuesi i tostit me avokado, Bill Granger!

Fatkeqësisht është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare kuzhinieri i famshëm australian Bill Granger dhe njëkohësisht krijuesi i tostit me avokado. Granger u bë i famshëm si ‘Mbreti i mëngjesit’. Ai ndërroi jetë në një spital të Londrës në ditën e Krishtlindjeve me gruan dhe tre vajzat e tij në krah.

Edhe pse shkaku i vdekjes së tij nuk është bërë i ditur zyrtarisht nga familja, raportet thonë se ai ishte duke luftuar me kancerin muajt e fundit. Gjatë karrierës së tij 30-vjeçare, Granger shkroi 14 libra gatimi, bëri disa shfaqje televizive, hapi disa restorante në mbarë botën dhe pati mijëra fansa. Të famshëm, duke përfshirë aktorin australian Hugh Jackman, ish-gjyqtarin e Masterchef Australia, Matt Preston dhe Jamie Oliver, ishin ndër ata që i bënë homazhe të ndjerit.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49350 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE