Zjarr në një banesë në Tiranë, dëme materiale!

vovalbania December 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zjarr në një banesë në Tiranë, dëme materiale!

Zjarr në katin e parë të një pallati në Tiranë, fatmirësisht pa të lënduar, por me dëme materiale. Ngjarja ndodhi në zonën e njohur si Varri i Bamit, në banesën e një gruaje 55-vjeçe. Zjarri u shua falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve ndërsa policia bëri evakuimin e banorëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Tiranë/Informacion paraprak:

Më datë 28.12.2023, në lagjen “Varri i Bamit”, në katin e parë të një pallati, në banesën e shtetases L. T., 55 vjeçe, ka rënë zjarr.

Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse, menjëherë kanë bërë evakuimin e banorëve të pallatit. Zjarri është fikur dhe si pasojë e tij ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48658 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE