Izraeli zgjeron ofensivën në Gazën qendrore, palestinezët zhvendosen në jug!

vovalbania December 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Izraeli zgjeron ofensivën në Gazën qendrore, palestinezët zhvendosen në jug!

Me forcat izraelite që vazhdojnë të sulmojnë zonat në Gazën qendrore, duke vrarë dhjetëra persona, qindra mijëra palestinezë janë zhvendosur drejt qytetit jugor Rafah në ditët e fundit, siç bëjnë të ditur Kombet e Bashkuara,

Ofensiva e paprecedentë e Izraelit nga toka dhe ajri kundër Hamasit, grupit militant palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-të e BE-ja ka zhvendosur rreth 85% të popullsisë së Gazës prej 2.3 milion banorësh. Ata po kërkojnë strehim në zonat që Izraeli i ka cilësuar “të sigurta”, por që në fakt janë bombarduar nga ushtria. Kjo ka bërë që palestinezët të mos jenë të sigurt në asnjë pjesë të enkllavës së vogël.

Fushata ushtarake e Izraelit ka rrafshuar pjesë të mëdha në veri të Gazës dhe tani ushtria është përqendruar në zonat në Gazën qendrore ku avionët izraelitë dhe artileria po sulmojnë kampet e refugjatëve Burej, Nuseirat e Magazi, duke shkatërruar ndërtesat.

Luftimet janë përhapur në shumë zona të Gazës. Në veri, Hamasi ende po lufton me trupat izraelite duke bërë një rezistencë të fuqishme. Në qytetin e dytë më të madh të Rripit të Gazës, Han Junis në jug, Izraeli beson se liderët e Hamasit fshihen e po ashtu ka beteja.

Lufta tashmë ka vrarë mbi 21.300 palestinezë dhe ka shkaktuar një krizë humanitare. Një e katërta e popullsisë së Gazës po përballet me uri.

Izraeli është zotuar se do të shkatërrojë Hamasin dhe do të lirojë mbi 100 pengje që ende mbahen nga grupi radikal që kur kreu sulme në jug të Izraelit, më 7 tetor. Nga këto sulme, u vranë 1.200 persona në Izrael, shumica civilë.

Zyrtarët e Izraelit kanë refuzuar thirrjet ndërkombëtare për një armëpushim, duke thënë se një ndalje e luftimeve do të përbënte fitore për Hamasin. Rreth 100 mijë persona kanë shkuar në Rafah, që gjendet në kufi me Egjiptin, gjatë ditëve të fundit.

Izraeli u ka thënë banorëve në Gazën qendrore që të evakuohen dhe të shkojnë në Rafah e në qytetin Deir al-Bala. Por, pavarësisht se ka urdhëruar evakuimin për në Rafah, ky qytet ka qenë objektiv i sulmeve izraelite.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48774 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE