Zbulohet misteri i makinës “ovale” i Mercedes i gjetur në një fabrikë riciklimi!

vovalbania December 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbulohet misteri i makinës “ovale” i Mercedes i gjetur në një fabrikë riciklimi!

Një makinë në formë ovale e Mercedes që u gjet në një fabrikë riciklimi, është krahasuar me një anije kozmike. Automjeti në formë të vezës ishte pikasur pas një fabrike riciklimi në Atlanta të Georgia-s në SHBA. Ky prototip interesant ishte krahasuar fillimisht me një anije kozmike për shkak të dizajnit futurist.

Megjithatë, tani duket se është zbuluar misteri i saj dhe një ekspert tha se ky mjet në formë ovale është një shembull i sediljeve të Mercedes MBUX). Nico Demattia, shpjegoi se objekti u projektua nga Mercedes për të kopjuar brendësinë e modelit të ri S-Class. Ai theksoi se mjeti do të ishte hedhur nga Mercedes pasi të dilte në shitje S-Classi i ri. Demattia gjithashtu se Mercedes e ka selinë e saj në SHBA, jashtë Atlantës duke treguar edhe arsyen pse prototipi ishte gjetur aty.

Rikujtojmë, se Mercedes-Benz ka raportuar së fundmi 510,600 shitje globale të makinave gjatë tremujorit të tretë të 2023. Shitjet totale gjatë nëntë muajve të parë të vitit u përmirësuan me 1.7% nga viti në vit në 1,529,829 njësi. Ndërkohë, shitjet e makinave elektrike vazhdojnë të rriten, duke arritur rekorde të reja. Në tremujorin e tretë 2023, kompania shiti 98,400 makina nën markat Mercedes-Benz dhe Smart, 19% më shumë se një vit më parë, që përkthehet në një pjesë prej 19.3 për qind nga vëllimi i përgjithshëm. Nga ana tjetër, shitjet e makinave hibride plug-in (PHEV) u ulën në tremujorin e tretë me 19% në 36,800, megjithëse është ende e mjaftueshme për të kapur mbi 7% të vëllimit të përgjithshëm.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE