I shpreh hapur hatërmbetjen, përplasje mes Fifit dhe Valbonës: “S’e ke merituar finalen”

vovalbania December 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
I shpreh hapur hatërmbetjen, përplasje mes Fifit dhe Valbonës: “S’e ke merituar finalen”

Enxhi Nasufi u shpall fituese e edicionit të dytë të “Dancing With The Stars Albania”, ku “rivalët” e saj në finale ishin Arnita, Sardi dhe Fifi.

Sot, në “Dancing With The Stars: Fan Club” u diskutuan pikërisht dinamikat e programit të kërcimit.

Mes finalisteve, Fifi ka shprehur hapur hatërmbetjen e saj ndaj gjykimit të jurisë, duke “i drejtuar gishtin” Valbonës. Duke iu drejtuar kësaj të fundit, Fifi tha se ajo nuk i ka patur të sinqerta vlerësimet.

Pjesë nga diskutimi:

Fifi: Më ke thënë, bravo shumë mirë ke qenë sot, ulu 8.

Valbona: Pra, jam unë ajo që të kam vënë më pak se të tre juritë?

Unë i kam parë lëvizjet nga gishtii këmbës deri të fija e flokut të jesh e sigurtë për këtë gjë. Nuk  të kam dashur në finale, sigurisht që s’të kam dashur në finale. Në finale time ka qenë Arnita, Sardi dhe Enxhi.

Fifi: Faleminderitu këtu mbaron muhabeti, s’kemi çfarë të diskutojmë më. Më trego dashamirësinë që ke patur ndaj meje.

Valbona: Kur futesh në një konkurrim nuk ka justifikime. Justifikimet nuk duhet të përdoren për aq kohë sa t’i merr përsipër të futesh në një sfidë

Fifi: Të mbaroj së foluri se i di të gjitha gjërat që duhen, se artiste jam në fund të ditës. Çfarë artiste jam e di

Valbona: Është e tepërt të thuash që je e shkëlqyer ta marrësh si kompliment më shumë?

Fifi: Bravo je e shkëlqyer ulu, 6

Valbona: Njeriu pranon çdo vlerësim që i bëhet, për mua është një kënaqësi. Ti je artiste e shkëlqyer po nuk erdhe për të kënduar në ‘DWTS’.

Fifi: Kam ardhur që mos më gjykosh si këngëtare, por për atë që kam bërë. Nëse dikujt nuk i është parë një hap gabim apo një emocion që nuk e ka patur, mua më janë parë të gjitha këto gjëra edhe jam gjykuar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50576 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE