Sara Hoxha flet për risinë e madhe të BBV3: “Nuk do përkrahet lehtë nga publiku”

vovalbania January 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sara Hoxha flet për risinë e madhe të BBV3: “Nuk do përkrahet lehtë nga publiku”

Sara Hoxha ka qenë e ftuar në puntatën e sotme të “Më lër të flas”, ku u ka dhënë përgjigje disa prej kurioziteteve rreth “Big Brother VIP 3”.

Përsa i përket moderimit, ajo konfirmoi se do t’i besohet Ledion Liços, ashtu siç është përfolur kohët e fundit.

Më tej ajo ndau disa të pathëna përsa i përket mënyrën se si do të organizohet ky sezon.

Sara tha se numri i konkurrentëve do të jetë sa dyfishi i vitit të kaluar, ndërsa shtëpia është transformuar totalisht dhe është akoma më e madhe.

Më tej ajo tha se ky sezon do të jetë një risi dhe do të ketë ndryshime të mëdha, të cilat në fillim nuk do të përkrahen lehtë nga publiku, ama sipas saj me kalimin e kohës do të pëlqehet nga audienca dhe do të jetë një sezon fenomenal.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49062 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE