Moderatori më i mirë shqiptar? Ja si përgjigjet Sara Hoxha

vovalbania January 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Moderatori më i mirë shqiptar? Ja si përgjigjet Sara Hoxha

Për producenten Sara Hoxha, Ledion Liço është moderatori më i mirë në Shqipëri në spektaklet televizive.

I pyetur nga moderatorët Donald dhe Romeo Veshaj, ajo është shprehur se ai di si të mbarë një publik të mbërthyer pas ekranit apo një spektakël live për pesë orë.

Romeo: Kush është moderatori më i mirë në Shqipëri për ty, dhe pse Ledioni?

“Pse ma ndërpreve se unë do thoja Romeo Veshaj. Nuk mendoj, për mua padiskutim si bashkëshortja e tij, është Ledioni. Por nuk mendoj se Ledioni është më i miri te Top Story, apo Gjurmë Shqiptare. Ledioni është më i miri në spektakle televizive, secili te vendi vet. Ai di të bëjë atë që di të bëjë më mirë të mbajë një publik të mbërthyer pas ekranit, të mbajë një live shoë për 4-5 orë dhe është njeriu më i lexuar që unë njoh, më i artikuluari dhe ka një sarkazëm therëse do të thoja”, tha Sara Hoxha.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE