Arnita Beqiraj pjesë e “Big Brother VIP Albania”?

vovalbania January 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Arnita Beqiraj pjesë e “Big Brother VIP Albania”?

13 Janari po afron dhe dita ditës kurioziteti për publikun shtohet se cilët personazhe do t’i bashkohen programit “Big Brother VIP Albania”.

Më shumë detaje për këtë sezon tregoi Sara Hoxha teksa ishte e ftuar në intervistën e fundit të “Më lër të flas”.

Ajo tregoi se ndryshe nga vitet e kaluara, këtë herë numri i banorëve do të jetë dyfish—gjithashtu edhe ambjenti i shtëpisë do të jetë më i madh.

Sara ngriti dyshimet se listës së banorëve do t’i bashkohet edhe Romeo Veshaj, diçka që është aluduar në rrjet prej kohësh.

Mes aludimeve të personazheve pjesmarrës, është edhe emri i Arbër Çepanit. Madje, së fundmi thuhet se edhe partnerja e tij, regjisorja Arnita Beqiraj, do të jetë në BBVA.

Megjithatë, diçka e tillë është e pavërtetë pasi vetë Arnita ka mohuar lajmet nëpërmjet një postimi në InstaStory.

E pyetur nga një ndjekës nëse do t’i bashkohet reality show-t, Arnita u përgjigj e prerë, JO.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48819 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE