Futbollistja më seksi në botë ribashkohet me yllin e Premier Ligës angleze!

vovalbania January 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Futbollistja më seksi në botë ribashkohet me yllin e Premier Ligës angleze!

Alisha Lehman njihet si futbollistja më seksi në botë, me zviceranen që është gjithnjë në qendër të vemendjes nga mediat sportive.24-vjeçarja duket se është ribashkuar sërish me ish të dashurin e saj, futbollistin e Aston Vilës, Dagllas Luiz. Në natën e ndërrimit të viteve, ata postuan një foto ku shfaqeshin krahë njëri-tjetrit, më të dashuruar se kurrë, duke e harruar ndarjen që patën disa kohë më parë.

Rikujtojmë se pak kohë më parë futbollistja ishte në qëndër të vëmendjes për deklaratat e saj. Në një intervistë për kanalin zviceran në YouTube, Shirin Devin, zbuloi se fitimet dhe famën e madhe ia detyron rrjeteve sociale, nga të cilat është e varur, ndryshe nga futbollistët meshkuj të cilët kanë paga shumë më të larta. Ajo ka thënë se përmes sponsorëve merr rreth 260 mijë euro për çdo foto të publikuar, ndërsa e pyetur se kush është personi më i njohur që e ka kontaktuar, ajo është përgjigjur:

Drake. Më ka dërguar një mesazh një ditë më parë dhe më ka kërkuar fanellën.

Pas kësaj, ajo tha gjithashtu se një yll me famë botërore e ka kontaktuar dhe i ka ofruar 100 mijë euro për një natë. Ajo e refuzoi dhe tha se ishte një ofertë turpësisht e ulët.

Nuk do të tregoj se kush është, por ai është pak budalla. Unë i kam ato mesazhe në celular, por nuk i jam përgjigjur. Nuk jemi takuar asnjëherë, kemi qenë në të njëjtin event.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48759 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE