“Kjo shet fëmijën për reklama”, gazetarja reagon ashpër ndaj Dojnës

vovalbania January 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Kjo shet fëmijën për reklama”, gazetarja reagon ashpër ndaj Dojnës

E ftuar në emisionin “Oxygen”, Dojna diskutoi mbi jetën luksoze që shfaqet në rrjete sociale, “vajzat e Instagramit” dhe presionin ndaj djemve për të bërë para.
Deklarata e moderatores ka marrë komente të shumta dhe shumë personazhe që janë pjesë e medias kanë reaguar për këtë.

Një ndër ta është edhe Fjorda Llukmani, e cila është shprehur se nuk i pëlqen më imazhi i dikujt që flet me fjalë të mëdha për moralin. Ajo është shprehur që Dojna “shet” fëmijën e saj për reklama dhe se në emisionin që ajo drejton luajnë me njerëzit për sa më shumë klikime.

“Mos bëni si bëj unë, po bëni si them unë. Ma prishi komplet një farë pëlqimi që kisha për këtë vajzë. Më saktë kështu më prishet me këdo që bën moral e flet me fjalë të mëdha kot më kot me demek që ta pelqejë masa. Kjo është nga ato që nuk shet bythën e vet në Instagram por të fëmijës apo të personazheve si Esmaja etj. Dmth nuk fiton “duke dalë vetë si pjeshkë” por duke reklamuar 100 produkte fëmijësh, kap çfarë të kapësh, edhe emisionin që fiton klikime në kurriz të njerëzve injorantë. Për sa kohë ishte në “Top Channel” s’doli të fliste për antivlera kurse tani që mund t’i ketë zënë vendin dikush që u bë i famshëm nga Instagrami i paska djegur kësaj. Po çdo gjë e ka një fazë o zotri se s’do rrini në ekran të njëjtit njerëz përherë. Pse emisioni i tanishëm që moderon kjo s’ka nxjerrë antivlera? Sa të dush. Ka ikur pra koha e televizionit, e dimë të gjithë. Është koha e rrjeteve sociale, aty është audienca më e madhe. Dil bëj një gjë të zgjuar dhe edukative ti, mos rri duke reklamuar kremëra për bythë bebash a qumësht formulë se na keni hapur barkun.”, -shprehet ajo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50259 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE