Pas skandalit me bamirësinë e rreme, Chiara Ferragni rikthehet në Instagram

vovalbania January 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas skandalit me bamirësinë e rreme, Chiara Ferragni rikthehet në Instagram

Në Instagram, ku pat keqinformuar, sic e cilësoi ajo, apo mashtruar sipas medieve, ndjekësit duke përftuar 1.2 milionë euro, përmes nismës së Krishtlindjeve Pandoro Pink, pas vezëve të Pashkëve, Chiara Ferragni është rikthyer me një mesazh.

Pas disa javësh heshtje në mediet sociale për skandalin e asaj që duhet të kishte qenë një çështje bamirësie, tani në duart e Prokurorisë, blogerja italiane më popullore në botë iu është rikthyer postimeve për të falënderuar ata që i qëndruan pranë në atë që ishte me siguri momenti më i vështirë i karrierës së saj.

Nuk i është referuar në veçanti çështjes që pushtoi gazetat, televizionin dhe rrjetin për ditë të tëra, nga momenti që Antitrust e sanksionoi për nismën e Krishtlindjeve Pandoro Pink.
U limitua duke falënderuar ata që e kanë mbështetur, duke preferuar të mos thellohet më mbi çështjen.

Mesazhi i Chiara Ferragnit

“Diçka e ndiej që ta them”, me këto fjalë Ferragni është rikthyer në profilin e saj në Instagram.
“Doja të falënderoja të gjithë ata njerëz që në këto ditë më kanë qëndruar pranë dhe kanë pasur një fjalë të mirë për të më ngushëlluar. Të shprehja mirënjohjen për të gjithë ata njerëz që më kanë nisur mesazhe, që më kanë pyetur se si isha, që më kanë inkurajuar të kthehesha në rrjetet sociale. Faleminderit atyre që kanë ditur të dëgjojnë, atyre që nuk duan të fundosin por të ndihmojnë. Atyre që kanë shprehur opinionin e tyre, edhe negativ, por me ton të qetë dhe konstruktiv sepse në jetë ka gjithmonë kohë për të diskutuar, reflektuar dhe filluar përsëri. Njerëzit që të duan me të vërtetë shfaqen në moment nevoje dhe unë i kam parë, lexuar dhe dëgjuar. Ju falënderoj me të vërtetë”, është shprehur blogerja.

 

Chiara ishte shfaqur në rrjetet sociale në videon e publikuar nga Fedez në Vit të Ri. Blogerja, e qeshur dhe me fustan të kuq, kish pranuar të filmohej në një video, për të cilën të dy e dinin se do të bëhej virale.

Por, njerëzit nuk e pritën me aq dashamirësi në këtë dalje dhe komentet ishin të shumta. Shuma e përfituar nga Chiara Ferragni, mendohej se do të shkonte për fëmijë dhe të rinj autik të mbështetur nga shoqata ‘I bambini delle Fate’ .

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49177 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE