Sërish përplasje mes Bucit dhe Santianës, çfarë po ndodh mes tyre?

vovalbania January 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sërish përplasje mes Bucit dhe Santianës, çfarë po ndodh mes tyre?

Buci diskuton me Albyn në oborr dhe flet për Santianën pasi duket që është bezdisur shumë nga ajo.

Buci: Shumë më ka nervozuar Santiana sepse më pyet gjatë gjithë kohës, ku po shkon, pse po shkon, po hajt se ne jemi banor secili për vete.

Ai duket i bezdisur nga ajo pasi, Santiana ndërhyn kur ai ka debat me një banor tjetër.

Buci: Unë kurrë nuk i ndërhyj asaj kur ka ajo ndonjë bisedë me dikë por iki ulem brenda, ndërsa ajo vetëm ndërhyn. Mendon se po mbron mua por në fakt po më ul në sy të të tjerëve.

Ata janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin, ndonëse janë të dy një marrëdhënie jashtë shtëpisë dhe e kane shprehur këtë publikisht.
Buci madje ka marrë edhe një paralajmërin nga e fejuara e tij ndërsa Santiana ka marrë një mesazh të fundit nga i dashuri për t’i thënë që po e shikon nga jashtë dhe se është hera e fundit që e paralajmëron.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49407 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE