Shqipëria turistike është gati për t’u zbuluar gjatë gjithë 2024-ës!

vovalbania January 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shqipëria turistike është gati për t’u zbuluar gjatë gjithë 2024-ës!

Shqipëria turistike është gati për t’u zbuluar gjatë gjithë 2024-ës. Nga malet e thepisura që shohin ujërat e bruzta të deteve, qytetet e lashta, e më në thellësi akoma, traditat sa të vjetra aq të gjalla që janë shpirti i vërtetë i trojeve tona dhe përvojat e bukura të gjithë udhëtarëve që një vendi dinë t’i rrokin shpirtin, vendi ynë është gati për turistët shqiptarë e të huaj që kanë dëshirë të ekplorojnë bukuritë shqiptare.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një video me pamje nga bukuritë e vendit tonë të lënë pa frymë.

“Në vitin që lamë pas 10 milion njerëz zbuluan thesarin tonë të fshehur. Tani në vitin 2024, magjia vazhdon”- thuhet në mesazhin krahas videos.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51739 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE