Arbana dhe Ledioni do ta moderojnë bashkë Big Brother Vip? Si qëndron e vërteta

vovalbania January 04, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Arbana dhe Ledioni do ta moderojnë bashkë Big Brother Vip? Si qëndron e vërteta

Pak ditë nga nisja e Big Brother Vip Albania 3, në rrjet po qarkullon një tjetër tezë në lidhje me moderimin e këtij formati.

Teksa është konfirmuar se ky reality show do të moderohet nga Ledion Liço pas spotit zyrtar, Wikipedia ka trazuar rrjetin me të dhënat e fundit.

Bashkangjitur emrit të Arbanës është shtuar edhe Ledioni, dhe kjo eshte interpretuar si një mundësi që ata të jenë bashkëprezantues.

Megjithatë të dhënat në lidhje me këtë format datojnë që nga tetori i vitit 2021, kur edhe ka startuar edicioni i parë i tij.

Kjo shton dyshimet se emri i Arbanës vijon të qëndrojë aty duke qenë se ka moderuar dy edicionet e para.

Gjithsesi do të presim të shtunën e 13 janarit per t’i dhënë fund të gjitha dyshimeve./Vip-Magazine/

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE