Çfarë po ndodh?! Pas Iggy Azalea, tashmë edhe Britney Spears njofton tërheqjen nga muzika…

vovalbania January 04, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë po ndodh?! Pas Iggy Azalea, tashmë edhe Britney Spears njofton tërheqjen nga muzika…

Vetëm pak kohë nga lajmi i tërheqjes se Iggy Azalea nga muzika, një tjetër yll i muzikës botërore ka njoftuar tërheqjen nga muzika. Bëhet fjalë për Britney Spears që ka njoftuar largimin nga muzika, lajm që ka tronditur fansat e saj në mbarë botën. Skuadra e saj ka kontaktuar me një sërë tekst shkruesish për atë që pretendohet të jetë albumi i saj i 10-të, por Spears ka reaguar duke thënë se ‘nuk do të kthehet kurrë në industrinë e muzikës:

“Që të jem e qartë, shumica e lajmeve janë të rreme! Ata thonë se unë po shkoj te disa njerëz për të bërë një album të ri…nuk do të kthehem kurrë në industrinë e muzikës!”

Rikujtojmë se pak kohë më parë u bë e ditur se artistja e njohur Britney Spears dhe ish-bashkëshorti i saj Sam janë shumë pranë finalizimit të divorcit të tyre. Burimet thanë për TMZ të premten se aktori nuk e ka kundërshtuar marrëveshjen e tyre paramartesore pasi avokatët e tyre po punojnë për të zgjidhur çështjen.

Megjithatë, një burim i brendshëm tha ekskluzivisht për Page Six se Spears dhe Asghari “kanë pasur pak ose aspak kontakt, por aktualisht nuk ka drama”. Asghari bëri kërkesë për divorc nga artistja në gusht pas vetëm një viti martesë.

Më vonë dolën raporte që pretendonin se Spears kishte tradhëtuar dhe sulmuar Asghari përpara ndarjes së tyre. Megjithatë, asnjëra palë nuk i adresoi kurrë publikisht këto pretendime dhe burime të shumta pranë këngëtares së “Gimme More” i thanë Page Six se ajo nuk e kishe prekur bashkëshortin e saj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE