Putin përshpejton dhënien e shtetësisë për të huajt që futen në ushtrinë ruse!

vovalbania January 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Putin përshpejton dhënien e shtetësisë për të huajt që futen në ushtrinë ruse!

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi të enjten një dekret që përshpejton procesin e marrjes së nënshtetësisë ruse për të huajt që bëhen që bëhen pjesë e ushtrisë ruse, ndërsa vazhdon lufta 22-mujore me Ukrainën.

Kjo lëvizje vjen ndërsa Moska po përpiqet të rifreskojë forcat e saj ushtarake në Ukrainë duke përdorur metoda të ndryshme, përfshirë edhe nëpërmjet rekrutimit të emigrantëve. Rusia shërben si një magnet për të tërhequr qindra mijëra persona nga vendet e varfëra të Azisë Qendrore dhe shumë prej tyre aplikojnë çdo vit për të marrë nënshtetësinë ruse.

Presidenti Putin lejoi për herë të parë në shtator 2022:

Përshpejtim të procesit të shtetësisë për të huajt që nënshkruajnë kontrata me ushtrinë ruse, pak pasi njoftoi mobilizimin e pjesshëm të 300 mijë rezervistëve.

Emigrantët që nënshkruan një kontratë për të paktën një vit dhe që morën pjesë në luftime për të paktën gjashtë muaj u lejuan të aplikojnë për shtetësinë pa demonstruar njohje të mjaftueshme të rusishtes, apo se kanë jetuar për të paktën pesë vite me radhë në Rusi me leje qëndrimi. Bashkëshortet dhe fëmijët e tyre kanë gjithashtu të drejtën të aplikojnë. Autoritetet ishin të detyruara të vendosnin për këto aplikime brenda tre muajve, thuhej në dekretin presidencial të asaj periudhe.

Një tjetër dekret i Presidentit rus Putin i firmosur në maj 2023 e thjeshtëzoi më tej këtë procedurë: u hoq kriteri për pjesëmarrje në luftime për të paktën gjashtë muaj dhe çdokush që firmoste një kontratë njëvjeçare gjatë operacionit të posaçëm ushtarak të Kremlinit në Ukrainë, si dhe bashkëshortet dhe fëmijët e tyre, iu lejua të aplikonin me procedurë të përshpejtuar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49453 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE