Konkurenti i “Big Brother VIP” kërkon largimin e menjëhershëm nga spektakli, por çfarë ndodhi?

vovalbania January 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Konkurenti i “Big Brother VIP” kërkon largimin e menjëhershëm nga spektakli, por çfarë ndodhi?

Konkurenti i “Big Brother VIP Kosova”, Ganiu mbrëmjen e djeshme ka kërkuar largimin e menjëhershëm nga ky relity show.

Banoiri vendosi që të largohej nga shtëpia pasi në ekran u shfaqën disa video të konkurentëve të tjerë të cilët kishin komentuar Ganiun pasi në natën e ndërrimit të viteve ai tregoi për herë të parë historinë e tij të dhimbshme.

Pas kësaj banori tha që i vjen turp për komentet që ata i kanë bërë sepse sipas tij ai nuk ka hyrë në këtë shtëpi për të luajtur roline viktimës, teksa kërkoi largimin e menjëhershëm nga “BBVIP”.

“Më vjen shumë turp për komentet e bashkëbanorëve, kurrë nuk e kam cilësuar veten si viktimë, në këto momente e kërkoj largimin nga Big Brother, sepse Ganiu nuk ka ardhur këtu të luajë viktimën. Kështu kërkoj brenda pesë minutave konfirmimin nga ‘Vëllai i Madh’”– tha Gania.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49581 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE