Menaxheri i VIP-ave zbulon detaje! Ja kur martohet Dafina Zeqiri

vovalbania January 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Menaxheri i VIP-ave zbulon detaje! Ja kur martohet Dafina Zeqiri

Xhani Demika, ose i njohur ndryshe si menaxheri i vip-ave, ka qenë i ftuar në puntatën e sotme të programit “S’e Luan Topi”.

Ne këtë intervistë, ai zbuloi disa të pathëna nga jeta e artistëve më në zë të momentit.

Xhani u ngacmua pak për martesën e Dafina Zeqirit, e cila është komentuar gjatë ditëve të fundit qëkur këngëtarja bëri me dije publikisht se do t’i japë fund beqarisë.

Ai tregoi se, mesa është në dijeni, dasma do të mbahet këtë vit por pas sezonit veror, në Kosovë.

Xhani gjithashtu shtoi se këngëtarë të ftuar që do të këndojnë në dasmë mund të jenë artistët kosovarë si Teuta Selimi apo Nexhat dhe Remzie Osmani.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50454 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE