Mund të tregojnë rrezik për autizëm?! Studim i ri për hapësirat rreth enëve të gjakut të trurit!

vovalbania January 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mund të tregojnë rrezik për autizëm?! Studim i ri për hapësirat rreth enëve të gjakut të trurit!

Hapësirat e mbushura me lëngje rreth enëve të gjakut të trurit kanë nevojë për “pastrimin” e duhur të mbetjeve çdo disa orë. Kur kjo dështon të ndodhë, rreziku i fëmijës për autizëm duket se rritet, tregon një studim i ri. Është shumë herët të thuhet se problemet brenda këtyre hapësirave “perivaskulare” shkaktojnë autizëm, por duket se është një tregues i hershëm për gjendjen, raporton një ekip nga Universiteti i Karolinës së Veriut.

“Gjetjet tona ishin befasuese, duke pasur parasysh se neuro-radiologët zakonisht i shohin hapësirat e zgjeruara perivaskulare si një shenjë të neuro-degjenerimit tek të rriturit, por ky studim e raportoi atë tek të vegjlit,”-vuri në dukje bashkëautori i studimit Dea Garic.

Ky është një aspekt i rëndësishëm i zhvillimit të trurit në vitet e para të jetës që duhet monitoruar.

Ndërkaq, Inteligjenca Artificiale mund të aplikohet për të diagnostikuar më herët autizmin. Aktualisht është kryer një punë kërkimore në këtë fushë dhe ka arritur të jete ekstremisht e saktë në 98.5% të rasteve tek fëmijë nga 24-48 muajsh. Ekspertët kanë zhviluar një sisitem IA me konceptim të ri, duke analizuar imazhet me rezonanca magnetike cerebrale dhe të arrijë të përftojë imazhe 3D duke u bazuar në analizat e lëvizjes së molekulave të ujit të pranishme në zonën cerebrale.

Autizmi, është kryesisht një sëmundje e lidhjeve të gabuara në brendësi te trurit. Qelllimi i aplikimit të IA në identifikimin e autizmit edhe në format me te lehta, është diagnostikimi më i hershëm të fëmijët, në mënyrë që edhe terapitë të kenë rezultate më premtuese e pozitive, përfshirë këtu përmirësimin e pavarësisë tek këta fëmijë dhe arritjen e koefiçentit të inteligjencës.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48802 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE