Që fëmijët kanë të zhvilluar sensin e humorit kjo është pak por e sigurtë, por a e dinit se kjo është e trashëguar nga ju prindër?!

vovalbania January 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Që fëmijët kanë të zhvilluar sensin e humorit kjo është pak por e sigurtë, por a e dinit se kjo është e trashëguar nga ju prindër?!

Bebet që në muajin e gjashtë mësojnë të qeshin, ndërsa sensin e humorit e marrin nga prindërit, respektivisht qeshin me gjërat e njëjta, të cilave u qeshin nëna dhe babai, ka treguar një hulumtim i kryer së fundi. Shkencëtarët kanë konstatuar që fëmijët në moshën prej gjashtë muajsh deri një vit, duke vrojtuar reagimet e prindërve, mësojnë se çfarë është me të vërtetë qesharake.

Në hulumtimin të cilën e kanë kryer shkencëtarët nga fakulteti shtetëror Johnson dhe Universiteti dr. John Sparrow në New Hampshire në SHBA, kanë marrë pjesë 30 fëmijë dhe prindërit e tyre. Në këtë studim, ata janë vëzhguar se si kanë reaguar në ngjarjet normale dhe absurde.

Së pari fëmijëve dhe prindërve u kanë treguar librin me fotografi dhe topin e kuq, dhe pastaj me libër i kanë qëlluar hulumtuesit dhe topat i kanë vënë në hundë. Njëri grup i prindërve kanë qeshur me këtë, ndërsa grupi tjetër ka vëzhguar ngjarjet pa reaguar.

Është konstatuar që foshnjat më të mëdha se gjashtë muaj para se të reagojnë së pari vëzhgojnë me kujdes shprehjen e fytyrës së prindërve, derisa fëmijët deri gjashtë muaj ndodhitë absurde i shikojnë me çudi pavarësisht reagimit të prindërit. Shkencëtarët kanë theksuar që fëmijët duke vëzhguar me kujdes prindërit dhe reaksionet e tyre zhvillojnë sens të sofistikuar për humor. Dr. Gina Mireault, udhëheqësja e studimit, ka shpjeguar se:

Fëmijët në moshën prej një viti, sipas të gjithave gjasave, tashmë fillojnë të mendojnë, respektivisht të paktën kuptojnë çfarë është me të vërtetë qesharake dhe çfarë jo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49630 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE