Shefi ekzekutiv i OpenAL ka një koment për kolegët myslimanë në industrinë teknologjike!

vovalbania January 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shefi ekzekutiv i OpenAL ka një koment për kolegët myslimanë në industrinë teknologjike!

Shefi ekzekutiv i OpenAl, Sam Altman, tha së fundmi se komuniteti mysliman në industrinë e teknologjisë nuk ndihen rehat kur flasin për përvojat e tyre, pasi ndikohen nga lufta midis Izraelit dhe Hamasit. “Kolegët myslimanë në industrinë teknologjike nuk ndihen mirë kur flasin për përvojat e tyre, shpesh nga frika e hakmarrjes”,-tha Altman.

Ai kërkon që anëtarët e këtij komuniteti të trajtohen më me ndjeshmëri se të tjerët. Ndërsa u pyet për përvojat e hebrenjve, Altman tha se antisemitizmi është problem në rritje, por myslimanët kanë nevojë për më shumë përkrahje. Mbrojtësit e të drejtave theksojnë se antisemitizmi dhe islamofobia janë rritur ndjeshëm në SHBA dhe më gjerë që nga sulmi i 7 tetorit nga Hamasi. Madje thuhet se dy muaj pas fillimit të luftës incidentet e motivuara nga islamofobia dhe paragjykimet kundër palestinezëve dhe arabëve janë rritur për 172% vetëm në SHBA.

Rikujtojmë, se Sam Altman, u shkarkua së fundmi nga detyra pasi gënjeu bordin e drejtorëve të kompanisë. Në njoftimin e kompanisë thuhej se ky vendim është rezultat i një debati të gjatë të bordit drejtues, por pika e fundit ka qenë se bordi nuk ka më besim tek ai. “Shkarkimi i Altman pason një proces shqyrtimi nga bordi, i cili arriti në përfundimin se ai nuk ka qenë vazhdimisht i sinqertë në komunikimet me bordin, duke shmangur përgjegjësitë e tij. Bordi nuk ka më besim në aftësitë e tij për të vazhduar të udhëheq OpenAI”,-thuhej në njoftim.

Sam Altman është një sipërmarrës, ekzekutiv dhe vizionar i Silicon Valley. Por sa është pasuria e tij? Ashtu si Bill Gates, Steve Jobs dhe Mark Zuckerberg, Altman u largua nga kolegji për të ndërtuar një startup teknologjik. Lënia e kolegjit nuk e pengoi Altman të grumbullonte një pasuri, e cila vlerësohet të jetë midis 500 dhe 700 milionë dollarë, rezultat i sipërmarrjeve të tij si dhe disa investimeve shumë të zgjuara.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51125 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE