U vetëflijua 41-vjeçarja në Durrës, reagon Alban Skënderaj

vovalbania January 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U vetëflijua 41-vjeçarja në Durrës, reagon Alban Skënderaj

Alban Skënderaj ka reaguar ditën e sotme për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Durrës.

Gruaja 41-vjeçare u vetvra pas bullizimit të vazhdueshëm që iu bë në rrjetet sociale, por edhe dhunës nga burri i saj.

Ky i fundit e kishte kërcënuar atë para fëmijëve se do ta vriste me thikë.

Ngjarja ka nxitur shumë reagime, mes tyre dhe këngëtarin Alban Skënderaj.

“Si çdo familjar dhe qytetar i regullt i këtij vendi jam i shokuar me rastin e vetëvrasjes se 41-vjeçares Bedrie Loka e cila është bullizuar sistematikisht në platformen e Tik Tok-ut. Ngushëllime të sinqerta familjes! Nuk dua të perseritem për fenomenin e tmerrshëm dhe sjelljes primitive e mesjetare që shpesh haset në atë platformë pasi shumë nga personazhet mediatike e kanë ngritur tashmë si problem serioz. Ajo që më bën përshtypje dhe që jam i shokuar është qe 41-vjecarja Bedrie Loka e ka denoncuar rastin në polici para 1 viti e gjysmë dhe mesa munda të informohem nuk është marrë asnjë masë!!! Nëse kjo është e vërtetë atëherë është fatale dhe e pafalshme!
Përse?
A ka një arsye konkrete?
Nëse jo a ka përgjegjës për këtë?
A ka një hetim për këtë?
Një njeri ka humbur jetën!
4 femijë kanë humbur nënën!
Një bashkëshort ka humbur bashkëshorten!
Njerëzit duan përgjige!!!!”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE