E mbajti të fshehtë shtatzëninë! Aktorja e njohur bëhet nënë për herë të parë

vovalbania January 07, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E mbajti të fshehtë shtatzëninë! Aktorja e njohur bëhet nënë për herë të parë

Halle Bailey, pas gjithë tentativave që të mos dukej se ishte shtatzënë, ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, me reperin DDG (emri i vërtetë i së cilit është Darryl Dwayne Granberry Jr).

Aktorja e “Little Mermaid” njoftoi në Instagram se është bërë nëna e një djali, i quajtur Halo.

“Edhe pse prej pak ditësh jemi në vitin e ri, gjëja më e bukur që 2023-shi mund të më sillte ishte im bir. Mirë se erdhe në botë Halo im. Bota mezi pret të të njohë”, shkroi aktorja në mbishkrim.

Edhe babai i djalit publikoi të njëjtën foto në llogarinë e tij në Instagram:

“Bekimi më i madh deri tani. Nuk kam qenë kurrë kaq i dashuruar”, u shpreh ai.

Aktorja nuk e ka konfrimuar asnjëherë shtatzëninë, pavarësisht spekulimeve që zgjatën me muaj të tërë. Madje, sa herë ka pasur rastin ka reaguar edhe paksa ashpër dhe u ka kërkuar njerëzve ta “lënë të qetë”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51011 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE