Edhe pak ditë na ndajnë, zbulohen opinionistët e sezonit të tretë “Big Brother Vip”!

vovalbania January 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Edhe pak ditë na ndajnë, zbulohen opinionistët e sezonit të tretë “Big Brother Vip”!

“Big Brother VIP Albania”, spektakli më i ndjekur në Shqipëri, do të nisë këtë të shtunë në 13 janar. Spektakli është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.

Kanë qenë të shumta aludimet për banorët, opinionistët ashtu edhe se kush do ta moderojë spektaklin këtë herë. Deri më tani me anë të një video të postuar në faqen zyrtare të Instagramit të “BBV3” është zbuluar se ky sezon do të moderohet nga Ledion Liço. Epo kanë mbetur vetëm pak ditë nga premiera e pak nga pak po zbulohen të reja. Ditën e sotme është konnfirmuar se opinionistët e këtij sezoni do të jenë Arbër Hajdari dhe Oriela Nebiaj.

Deri më tani kanë qenë të shumtë emrat e personazheve VIP, të cilët janë aluduar se do të jenë pjesë si banorë këtë edicion, por ende nuk është konfirmuar asgjë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50254 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE