Lufta në Lindjen e Mesme, Izraeli bombardon intensivisht Gazën/Netanyahu përballet me protesta!

vovalbania January 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lufta në Lindjen e Mesme, Izraeli bombardon intensivisht Gazën/Netanyahu përballet me protesta!

Dita e 94-rt e luftës Izrael-Hamas në Lindjen e Mesme, luftime intensive izraelite në jug të Gazës e kundër Hezbollahut në Liban. Ndërkaq, policia e Tel Avivit pranoi se aksidentalisht vrau një vajzë palestineze 4-vjeçare, në përpjekje për të neutralizuar personin që më herët e përplasi makinën e tij me një postbllok, në Bregun Perëndimor.

Dy gazetarë u vranë në një sulm izraelit në Khan Younis, në jug të Rripit të Gazës. Ushtria e Izraelit bëri të qartë se në Gaza do të luftojë gjithë vitin. Telashe edhe në shtëpi për kryeministrin Benjamin Netanyahu. Në Jerusalem shpërthyen protesta të reja. Dhjetëra protestues bllokuan hyrjen kryesore të parlamentit, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe dëbimin e ekstremistëve nga qeveria.

Gjatë një vizite në Jerusalem, ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock bëri thirrje që t’i jepet fund ciklit të dhunës në Lindjen e Mesme. Gjithashtu, Baerbock vuri në dukje se “skenari i terrorit nuk duhet të vazhdojë”. Ndërkaq, sot do të vizitojë një fshat palestinez në Bregun Perëndimor dhe do të takohet me ministrin e Jashtëm palestinez Riyad al-Maliki në Ramallah.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pritet sonte në Izrael për bisedime mbi luftën në Gaza e ndërsa ka një ripërtëritje të tensioneve në kufirin izraelito-libanez, çka ngre frikën e përshkallëzimit rajonal. Shefi e diplomacisë së Uashingtonit shprehu keqardhjen për “tragjedinë” e mijëra civilëve të vrarë në konflikt dhe paralajmëroi se mund të “përhapet lehtësisht” teksa tensionet midis Izraelit dhe Libanit përshkallëzohen.

Vuajtjet e shumë njerëzve të pafajshëm nuk mund të vazhdojnë kështu. Ne kemi nevojë për operacione më pak intensive.

Baerbock foli për gazetarët pas bisedimeve me homologun izraelit, Israel Katz dhe kreun e shtetit, Isaac Herzog.

Forcat izraelite akuzohen se shkatërruan mbi 200 vende historike në Rripin e Gazës, duke përfshirë xhamitë, kishat, muzetë dhe shtëpitë e vjetra. Kështu deklaroi zyrtari i Hamasit, Osama Hamdan, i cituar nga Al Jazeera. Sipas Hamdamit, shënjestrimi i këtyre ndërtesave është një “përpjekje e dështuar për të errësuar” praninë dhe trashëgiminë kulturore të palestinezëve.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE