Luiz Ejlli ndërpret rubrikën “Trotuar”: “Turp të keni, emision i shitur…”

vovalbania January 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Luiz Ejlli ndërpret rubrikën “Trotuar”: “Turp të keni, emision i shitur…”

Një ditë më parë në rubrikën “Trotuar” në emisionin “E Diell” u dhanë rezultatet e një sondazhi për personazhin më frymëzues në Shqipëri. Një ndër emrat e këtij sondazhi ishte edhe fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli. 95% e njerëzve zgjodhën këngëtarin si personazhin më frymëzues, dhe 5% i mbetur ka zgjedhur personazhe të tjerë të njohur të ekranit.

Por mesa duket ky rezultat nuk e ka kënaqur këtë të fundit, pasi dëshironte që sondazhi të dilte 100% vetëm me emrin e tij. Ronaldo Sharka i kërkoi ish-banorit të “Big Brother VIP 2”, një video prononcim për këtë sondazh. Luizi “fajësoi” Ronaldon për këtë gjë, ndërsa tha se ai së bashku me emisionin janë të shitur. Ndërkohë në fund të videos këngëtari i uroi për emisionin duke treguar kështu që po bënte shaka me fjalët që tha më parë.

Këtë video-selfie po e bëj për emisionin “E Diell” tek Ronaldoja, meqenëse kanë hapur një sondazh dhe nuk jam dakord për komentet dhe përzgjedhjet që keni bërë. Kërkoj rinumërim të komenteve pasi nuk është normale që 95% të jenë në emrin tim. Kjo tregon që ai emision është i shitur, Roni është i shitur. Turp të keni, paçi faqen e zezë, urime për emisionin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by E Diell ☀️ (@ediell_topchannel)

Një ditë më parë në rubrikën “Trotuar” në “E Diell”, të ftuarit kanë diskutuar në lidhje me famën e personazheve të ndryshëm, qoftë nga televizioni apo nga rrjetet sociale. Mes personazheve që fituan shumë famë ishin edhe ish-banorët e “Big Brother VIP Albania”, të cilët sipas të ftuarve do e kenë të vështirë të ruajnë audiencën. Mes tyre, gazetarja Malvina Duraku tha se fama e këngëtarit të njohur, Luiz Ejlli, u arrit jo nga talenti, por nga veprimet që bëri për vëmendje.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE