Mbappe te Reali? Më në fund vjen reagimi nga kampi i sulmuesit francez…

vovalbania January 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mbappe thyen heshtjen, klubi madrilen shfaqet i pakënaqur me veprimin e yllit francez…

E ardhmja e Kilian Mbappe mbetet ende një mister i madh. PSG po bën çdo gjë të mundur për ta bindur lojtarin që të qëndrojë në Francë. Nga ana tjetër, ylli francez nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për të luajtur një ditë me Realin e Madridit dhe kta të fundit kanë tentuar disa herë për ta sjellur në kryeqytetin spanjoll, sulmuesin 25 vjeçar. Klubi Spanjoll thuhet se ka qenë i vendosur për të mbajtur të gjitha lëvizjet e tyre për Kylian Mbappe në prapaskenë deri në verë këtë herë, por pasi shmangu mediat gjatë gjithë sezonit, sulmuesi francez theu heshtjen e tij të mërkurën mbrëma. Por, nuk ishte ajo çfarë Los Blancos donin të dëgjonin.

Kilian Mbape u përfol për një kalim të bujshëm te Reali i Madridit orët e fundit, me gazetarin e “Foot Mercato”, Santi Aouna, i cili theksoi se francezi ka firmosur për “galaktikët.” Gjithsesi ka ardhur menjëherë reagimi nga kampi i 25-vjeçarit, që thekson se Mbape nuk ka firmosur me asnjë klub dhe se vazhdon të jetë futbollist i PSG-së.
“Nuk ka asnjë marrëveshje mbi të ardhmen e Kilian Mbape dhe nuk ka ndodhur asnjë diskutim. Gjithashtu asnjë lloj ndikimi nuk mund të diktojë kohën e diskutimeve, reflektimeve dhe vendimeve përfundimtare të Kilian”, thuhej në komunikatën e kampit të Mbapes, duke e lënë sërish pezull të ardhmen e tij.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49600 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE