Peter Stano: Masat ndaj Kosovës hiqen kur të ketë hapa të mjaftueshëm pozitiv!

vovalbania January 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Peter Stano: Masat ndaj Kosovës hiqen kur të ketë hapa të mjaftueshëm pozitiv!

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano sot në konferencë për media ka thënë se kur të ketë hapa të mjaftueshëm pozitiv atëherë do të hiqen edhe masat ndëshkuese ndaj Kosovës, derisa shtoi se çdo ditë po përcjellin situatën nga afër.

Stano theksoi se po punohet me partnerët për ndihmuar në marrjen e hapave të nevojshëm për deeskalim.

“Sa i përket masave, natyrisht se ne po e përcjellim situatën çdo ditë nga afër. Ne kemi njerëz në terren dhe i kemi dedikuar përpjekjet dhe vëmendjen tonë për të parë se çfarë po ndodh. Ne gjithashtu po punojmë me partnerët për t’i ndihmuar për të ndërmarrë hapa të nevojshëm për të deeskaluar dhe për t’u përballur me problemet që kanë kontribuuar në krizat e fundit dhe kur hapa të mjaftueshëm poizitiv të jenë ndërmarr atëherë BE-ja do të rivlerësojë masat e marra ndaj Kosovës dhe heqjen e mundshme të tyre”, tha Stano.

Stano u shpreh para gazetarëve se BE-ja dhe vendet anëtare të saj presin që Kosova dhe Serbia të vazhdojnë përpara pasi nuk kanë kohë për të humbur.

“Punë rreth dialogut po vazhdon dhe fokusi i kësaj pune është në zbatimin e asaj që është pajtuar në pranverën e vitit të kaluar në Bruksel dhe në Ohër. Kjo është shumë e rëndësishme. Kemi parë se përparimi është i mundshëm, meqë ditë më parë edhe Kosova edhe Serbia janë pajtuar rreth çështjes së targave për heqjen e regjimit të stikersave. Kjo është një dëshmi konkrete se përparimi është i mundshëm kur ka një vullnet të mirë. Ne shpresojmë se kjo do të vazhdojë edhe pasi të jetë krijuar Qeveria e re e Serbisë. Ne do të vazhdojmë të angazhojmë dhe të punojmë me partnerët që t’iu ndihmojmë atyre sepse kjo është detyrë për ta dhe jo për ne për të zbatuar çdo gjë që është pajtuar. Pra ishin marrëveshje obliguese. Prandaj BE-ja dhe vendet anëtare të saj, presin që të dyja palët të procedojnë sa më shpejt të jetë e mundur. Nuk ka kohë për të humbur”, ka thënë Stano.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48873 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE