Abuzoi seksualisht me vajzën e mitur të partneres së babait, burg për të riun nga Korça!

vovalbania January 09, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Abuzoi seksualisht me vajzën e mitur të partneres së babait, burg për të riun nga Korça!

Gjykata e Korçës ka lënë në masën arrest në burg pa afat 29 vjeçarin, Kledi Tirollari, i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën 12 vjeçare të bashkëjetueses të babait të tij.

Nga ana e palës mbrojtëse u kërkua një masë më e lehtë si ajo e arrestit në shtëpi, por kjo nuk është marrë parasysh.

Avokati, pas seancës ka deklaruar se Tirollari nuk ka pranuar autorësinë dhe pretendon se vajza e mitur ka jetuar në shtëpinë e tij, bashkë me nënën që ishte në lidhje martesore me babain e tij.

“Deri në këto momente nuk është kryer akti i ekspertimit mjeko-ligjor ndaj të miturës. Kemi kërkuar të mos caktohej asnjë masë sigurimi personal sepse nuk provohet. Jemi para deklarimeve të nënës së të miturës, nuk ka asnjë provë konkrete. Rasti është denoncuar 2-3 ditë më parë, ka patur problematikë me të atin e të ndaluarit, pas kësaj është bërë edhe kallëzimi në polici”.

Babai i Kledi Tirollarit, jep një tjetër version për ngjarjen e rëndë para mediave, për të cilët thotë se është e sajuar.

Pasi mohon akuzat për të birin, Istref Tirollari shprehet se që kur ka nisur bashkëjetesën me Mirela Bosin vajza e mitur ka fjetur me të dhe jo me djalin e tij.

Ai shton se djali nuk ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e bashkëjetueses, teksa tregon se është kërcënuar prej saj kur është larguar nga shtëpia për shkak të grindjeve të vazhdueshme.

“Unë kam filluar bashkëjetesën me Mirela Bosin pa dijeninë e djemve. Kur është kthyer nga emigracioni Kledi i kam bërë me dije se unë bashkëjetoj me një grua që ka një vajzë. E mirëpriti dhe me tha se vajzën do e konsiderojmë si motrën tonë. Vajza flinte me nënën e saj dhe jo me djalin. Djali nuk ka patur marrëdhënie seksuale me vajzën e bashkëjetesues. E gjithë kjo erdhi pas grindjeve tona dhe largimit të saj nga shtëpia. Kur është larguar na ka kërcënuar duke thënë ‘do ta shihni se çfarë do t’u bëj’, dëshmon Tirollari.

Një ditë më parë, nëna e 12-vjeçares foli për mediat duke treguar se vajza e saj dhe Tirollari flinin në një dhomë prej 3 vitesh.

Nëna shtoi se nuk kishte dijeni se ata kryenin marrëdhënie seksuale, pasi i akuzuari thoshte gjithmonë se e kishte si motër.

Ngjarja u denoncua 4 ditë më parë nga e ëma e të miturës, e cila bashkëjetonte në fshatin Vërdovë me të atin e Kledi Tirollarit, por nuk ishin të martuar ligjërisht, pasi ajo ende nuk kishte arritur divorcin me burrin e parë.

Ndërsa, vajza e mitur, jashtë kamerave pranon se kishte krijuar një lidhje me 29-vjeçarin prej më shumë se një viti dhe se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dëshirën e saj.

Sipas saj, me djalin e bashkëjetuesit të nënës së saj kishin bërë plane për t’u martuar kur ajo të rritej.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49309 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE