Gjermania thirrje vendeve të BE-së të rrisin furnizimin me armë për Ukrainën!

vovalbania January 09, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjermania thirrje vendeve të BE-së të rrisin furnizimin me armë për Ukrainën!

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, u ka bërë thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) t’i japim më shumë mbështetje ushtarake Ukrainës gjatë këtij viti, e cila është duke e luftuar pushtimin rus.

Scholz i bëri këto thirrje gjatë një konference për shtyp me kryeministrin e Luksemburgut, Luc Friedman, më 8 janar në Berlin.

“Dërgesat e armëve për Ukrainën, i planifikuar nga shumica e vendeve anëtare të BE-së tani, janë shumë të vogla… unë u bëj thirrje aleatëve tanë në Bashkimin Evropian që gjithashtu t’i rrisin përpjekjet e tyre për Ukrainën”, tha Scholz.

Gjermania është mbështetësi i dytë më i madh ushtarak i Ukrainës, pas Shteteve të Bashkuara.

Ukraina ka regjistruar ndryshim të vogël të linjës së kontrollit, pas nisjes së kundërofensivës pranverore, dhe tani po përballet me një rënie graduale të ndihmave prej aletëve në Uashington dhe Evropë.

Ndërkohë, Rusia është duke i vazhduar sulmet mbi Ukrainë.

Ushtria ukrainase tha se në shumicën e vendit, përfshirë në kryeqytet Kiev, u lëshuan sirena për sulme ajrore më 8 janar.

Gjatë dy javëve të fundit, Rusia ka gjuajtur pothuajse 300 raketa dhe ka kryer sulme me mbi 200 dronë në Ukrainë, si pjesë e përpjekjeve të saj për të terrorizuar popullatën civile dhe për të minuar moralin e tyre. Më 29 dhjetor, mbi 120 raketa ruse u lëshuan në qytetet në mbarë Ukrainën, duke vrarë 44 persona, përfshirë 30 viktima vetëm në Kiev.

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022 dhe Ukraina vazhdimisht u bën thirrje aleatëve të saj që ta furnizojnë me armë të mbrojtjes ajrore.

Javën e kaluar, zyrtarët amerikanë thanë se Rusia ka nisur të përdorë raketa balistike të siguruara nga Koreja e Veriut dhe i ka përdorur ato në sulmet ndaj Ukrainës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50512 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE