Makinë që kontrollohet nga Playstation 5, ja çfarë prezantoi Sony…

vovalbania January 09, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Makinë që kontrollohet nga Playstation 5, ja çfarë prezantoi Sony…

Kur bëhet fjalë për zhvillimet më të reja nga fusha e teknologjisë, kompania Sony është gjithmonë prezente. Sony në bashkëpunim me Honda-n po përgatitet të lansojë automjetin e saj elektrik AFEELA i cili pritet të dalë në treg në vitin 2026. Në konferencën e sivjetshme të CES, CEO i Sony Honda Mobility, Yasuhide Mizuno i bëri një prezantim pak më interesant automjetit në ardhje. Ai e filloi konferencën e prezantimit të automjetit, duke e sjellë makinën në skenë me një konsolë të PS5. Por, mos u emociononi shumë – ai tha se kjo ishte “vetëm për ekspozim në skenë”. Megjithatë, ajo që tregon demonstrimi është se makinat po përcaktohen më shumë nga softueri, se sa nga hardueri. Kjo pasi softueri ka kontroll të thellë të funksioneve të automjetit dhe përditësimet nga distanca mund të ndryshojnë disa karakteristika të përvojës së makinës dhe mund të përmirësojnë automjetet me kalimin e kohës.

Ndërkohë vetëm pak ditë më parë, gjigandi i lojërave kompjuterike, ka publikuar një statistikë interesante, që tregon se cilat videolojëra ishin më të popullarizuarat gjatë vitit 2023. Pa ndonjë befasi të madhe, Fortnite dhe FIFA 23 janë gjetur në mesin e tri lojërave më të përdorura në shumicën e vendeve, të pasuara nga Call of Duty.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49295 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE