Roboti që pritet të sfidojë Optimusin e Tesla-s!

vovalbania January 09, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Roboti që pritet të sfidojë Optimusin e Tesla-s!

Kompania kineze Kepler, së shpejti pritet të prezantojë robotin Forerunner, të cilin e pozicionon si një konkurrent të Optimus të Tesla-s. Kepler tha se seria Forerunner demonstron aftësi të avancuara në lëvizjen e trupit, kontrollin e duarve dhe përceptimin vizual. Roboti 1,78 centimetra i gjatë, i cili peshon 85 kilogramë, ka aftësi të lëvizë nëpër terrene sfiduese, të shmang pengesat dhe të manipulojë me shkathtësi objekte me duart e tij.

Gjithashtu, Forerunner përmban sensorë të teknologjisë së lartë, të cilet e lejojnë të kuptojë rrethanën në të cilën ndodhet. Ndër ata sensorë janë një aparat fotografik dhe katër mikrofona. Shitja e tij planifikohet të nis në gjysmën e dytë të këtij viti. Rikujtojmë, se një inxhinier i Teslas është goditur nga një robot, i cili doli jashtë funksioneve të tij të zakonshme në fabrikën e kompanisë Giga Texas pranë Austin. Dy dëshmitarë panë të tmerruar ngjarjen teksa inxhinieri u sulmua nga roboti që shërbente për të lëvizur pjesë alumini të makinave. Roboti mbërtheu inxhinierin, duke i ngulur krahët në shpinë. 

Aksidentet e shkaktuara për shkak të bashkëpunimit me pajisjet robotike në kompanitë e mëdha, por edhe automjetet pa shofer, kanë bërë që shumë të ngrenë pikëpyetje për përdorimin e teknologjisë në këtë fazë të saj. Tesla prezantoi së fundmi përditësimin e robotit të saj humanoid, Optimus Gen 2. Ky version i robotit prototip tani përmban të gjithë aktivizuesit dhe sensorët e projektuar nga Tesla.

Sipas Tesla-s, roboti tani është në gjendje të ecë 30% më shpejt, por bazuar në videon prezantuese “Optimus Gen 2” nuk pritet ende të thyejë rekorde shpejtësie. Roboti ‘Optimus II’ po cilësohet si një nga teknologjitë robotike më të avancuara në botë. Roboti ka pësuar disa ndryshime që kur u shfaq publikisht 16 muaj më parë. Përveç aftësisë për të punuar 30 herë më shpejt se robotët e tjerë, Optimus mund të kryejë edhe detyra delikate si gatimi i vezëve. Kjo aftësi nënkupton që puna kryhet më lehtë, më shpejtë, madje ndihmon edhe për të shmangur lëndimet dhe djegiet.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48849 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE