Vrasja e Gëzim Sinomatajt, i ati me leje të posaçme nga burgu për të marrë pjesë në funeral!

vovalbania January 09, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Vrasja e Gëzim Sinomatajt, i ati me leje të posaçme nga burgu për të marrë pjesë në funeral!

I shoqëruar nga qindra forca policie në Vlorë, Sokol Sinomati, ish-anëtari i bandës së Gaxhait, i njohur me nofkën ‘buzëderri’ ka marrë leje nga burgu për të qenë i pranishëm në ceremoninë mortore të djalit të tij Gëzim Sinomati, i cili u ekzekutua të dielën në mbrëmje me një armë snajper.

Autoritetet kanë konfirmuar zyrtarisht pjesëmarrjen e babait të viktimës, Sokol Sinomati, i cili ka kërkuar leje të posaçme për të qenë i pranishëm në funeral, pasi gjendet aktualisht duke vuajtur dënimin në burgun e Fushë Krujës për arratisje. Sokol Sinomataj është dënuar me 25 vite burg.

Më herët, ai është dënuar për vrasje në 3 janar të vitit 2000, pasi gjatë një tentative për të ekzekutuar Sokol Nuhon, qëlloi gabimisht Luigj Xhafën, kalimtar të rastit me biçikletë.

Në 2014-ën, Gjykata e Lartë vendosi që Armando Sulejmani (Çipuri) dhe Sokol Sinomati, të dy ushtarë të bandës së Gaxhait – të mos dënoheshin me burgime përjetë si pjesëmarrës në bandën e armatosur të Gaxhait, por të dënoheshin me akuzën e “Vjedhjes me dhunë” në bashkëpunim me 16 vite burgim.

Por duke qenë të dënuar për një tjetër krim në Vlorë, në vitin 2002 në Skelë, ku i vrarë mbeti Elton Tato dhe u plagos Robert Boraku, Sonomati mbeti në burg.

Dyshohet se Gëzim Sinomati u ekzekutua për veprimtarinë kriminale të babait të tij, Sokol Sinomati, i cili ka qenë anëtar i bandës së “Gaxhait” në qytetin bregdetar

22-vjeçari dyshohet se u qëllua me snajper nga një automjet në lëvizje mbrëmjen e të dielës.

Makina tip “BMW” e përdorur nga autorët e krimit, u gjet e djegur nga policia, pak kohë më vonë.

Ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, sipas policisë, autori dyshohet të jetë vrasës me pagesë, ndërsa në automjetin e djegur është gjetur edhe një bllok betoni, që mendohet se është përdorur nga autori për të mbajtur ekuilibrin.

Janë mbledhur thuajse 50 kamera sigurie të bizneseve, por edhe qytetit me qëllim i identifikimi, por autorët ende nuk janë identifikuar, pasi kanë qëndruar në zonë të pandriçuar dhe janë shmangur kamerave.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, prej mëngjesit të djeshëm deri mëngjesin e sotëm ndodhet në Drejtorinë e Vlorës, pas ekzekutimit të Gëzim Sinomatit, mbrëmjen e 7 janarit.

Drejtor Rrumbullaku ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, për të hetuar ngjarjen.

‘Analizë, ngjarja e ndodhur, problematikat brenda dhe jashtë vendit. Pjesë e analizës, dosjet e ngjarjeve të vjetra dhe grupet kriminale. Po bashkëpunohet me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit. Janë grumbulluar një numër i madh i pamjeve filmike në zonë dhe në itinerarin që kanë lëvizur autorët.’– njofton policia.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE