Armando Sadiku shënon tjetër gol, mesazh trajnerit të Kombëtares tonë…

vovalbania January 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Armando Sadiku shënon tjetër gol, mesazh trajnerit të Kombëtares tonë…

Armando Sadiku do të mbahet mend gjatë në historinë e Kombëtares tonë si shënuesi i parë i një goli në kampionatin evropian, atë ndaj Rumanisë që na dha fitoren 1-0. Aktualisht është i vetmi futbollist i Kombëtares që ka shënuar në kampionatin evropian por shpresojmë që kjo që të ndryshojë në verën e këtij vitit ku Kombëtarja jonë do të marrë pjesë për herë të dytë të historisë së saj, në një kampionat evropian.

Sulmuesi shqiptar Armando Sadiku ka realizuar një tjetër gol në Indi. Në minutën e 71′ ai dyfishoi shifrat për ekipin e tij Mohun Bagan. Në fund dueli përfundoi me fitoren e vendasve me rezultatin 2-1. Mohun Bagan ka marrë 3 pikët e para të vlefshme për Superkupën e Indisë teksa renditet në vendin e 2-të në grupin A. Nga ana tjetër sulmuesi nuk e ka fshehur kurrë dëshirën e tij për t´u rikthyer në Kombëtare. Tashmë mbetet në dorën e trajnerit Syvinho nëse do t´ia dërgoj një ftesë edhe Armando Sadikut për të qenë pjesë e Kombëtares edhe pse konkurrenca në sulm është mjaft e madhe me emra si Armando Broja, Sokol Cikalleshi dhe së fundmi në skenë është shfaqur sërish edhe emri i ish sulmuesit të Interit dhe Barcelonës, Rei Manajt.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE