Do të jetë prezantuese e BBV Fan Club? Enxhi Nasufi ka një përgjigje: “Nëse më vjen si propozim do ta…”

vovalbania January 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Do të jetë prezantuese e BBV Fan Club? Enxhi Nasufi ka një përgjigje: “Nëse më vjen si propozim do ta…”

Të ftuar në pjesën e parë të emisionit “Pardon My French” ditën e sotme kanë qenë çifti fitues i edicionit të dytë të “Dancing With The Stars” Enxhi Nasufi dhe Silvester Shuta. Të dy kanë zbuluar më shumë detaje nga eksperienca e tyre në spektaklin e kërcimit dhe jo vetëm kaq.

Pas përfundimit me sukses të spektaklit të kërcimit siç ishte edicioni i dytë i “Dancing With The Stars” vëmendja tani do të jetë tek Big Brother VIP dhe në media së fundmi kanë qarkulluar lajme se Enxhi do të jetë prezantuese e BBV Fan Club.

Enxhi: I kam lexuar lajmet në portale, mi nisnin edhe shoqëria por isha duke ngrenë kofshën e gjelit që nuk e kisha ngrënë që për festa dhe lexoj “Konfirmohet e sigurt nga miq të ngushtë” dhe unë që isha thjesht “Ë? Unë thjesht po ha mishin nuk di asgjë ça bëhet”

Lei: Ne do të donim të ishe.

Enxhi: Edhe unë do të doja e sigurtë. Nuk e di, nuk e di mos ndoshta këto portalet me këto lajmet kanë ngacmuar ndonjë gjë. Nëse më vjen si propozim do ta pranoj me qejf, ky është lajmi që po jap që do ta pranoja. Të më shikonit çdo ditë sa t’ju vijë në majë të hundës. 

Jonida: E ke menduar ndonjëherë veten që të jesh pjesë e formatit Enxhi?

Enxhi: Sigurisht që po, kam dashur edhe të hy vjet. 

Jonida: Sot është e mërkurë, izolimi fillon nga nesër më duket ose pasnesër…

Enxhi: Po jo mi zemra ime se nuk e lë “Wake Up”-in unë, këtu jam çdo mëngjes. Kam dashur të hy vjet për disa arsye. E para sigurisht për ta parë si eksperiencë sepse ata që kanë qenë brenda thonë se është e vështirë dhe nuk është ashtu si duket, ia vlente ta provoje por edhe për arsye të tjera se tani kishte momente për shembull që me syrin nga jashtë sepse aty se dimë se çfarë bëhet, kishte disa situata që ma ngrinin atë nervin. 

U anulua dhe e lashë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48658 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE