Do të qëndrojë apo do të largohet? Më në fund, presidenti i PSG flet për të ardhmen e sulmuesit Kylian Mbappe…

vovalbania January 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Do të qëndrojë apo do të largohet? Më në fund, presidenti i PSG flet për të ardhmen e sulmuesit Kylian Mbappe…

E ardhmja e Kilian Mbappe mbetet ende një mister i madh. PSG po bën çdo gjë të mundur për ta bindur lojtarin që të qëndrojë në Francë. Nga ana tjetër, ylli francez nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për të luajtur një ditë me Realin e Madridit dhe kta të fundit kanë tentuar disa herë për ta sjellur në kryeqytetin spanjoll, sulmuesin 25 vjeçar.

Presidenti i klubit, sheiku Al-Khelaifi, është detyruar edhe një herë të flas në lidhje me të ardhmen e sulmuesit francez, Kylian Mbappe.

Natyrisht, ne dëshirojmë që Kylian të qëndrojë, kjo është e sigurt. Është lojtari më i mirë në botë dhe PSG është klubi më i mirë për të. Ai është në qendër të çdo projekti. Ai është një njeri i madh, një lojtar i madh dhe një njeri i fjalës. Siç e tha edhe vetë ai, ne kemi një akord, nuk dua të flas për para, sa vlen ky akord, por kemi një marrëveshje xhentëlmenësh.

Nga ana tjetër, presidenti i klubit ka folur edhe për deklaratat e Lionel Messit duke akuzuar klubin se nuk u mbajt një ceremoni parakalimi për fitoren e botërorit nga ana e tij dhe Argjentinës siç u bë në çdo stadium tjetër me të gjithë lojtarët e Argjentinës.

Kam shumë respekt për të, por kur dikush flet keq për PSG pasi largohet, kjo nuk është një gjë e mirë. Nuk është një djalë i keq, por këto deklarata nuk më pëlqejnë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50818 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE