Nëse nuk do ta fitonin ata DWTS kush e meritonte? Ja si përgjigjen Enxhi dhe Silvester në Top Albania Radio…

vovalbania January 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nëse nuk do ta fitonin ata DWTS kush e meritonte? Ja si përgjigjen Enxhi dhe Silvester në Top Albania Radio…

Të ftuar në pjesën e parë të emisionit “Pardon My French” ditën e sotme kanë qenë çifti fitues i edicionit të dytë të “Dancing With The Stars” Enxhi Nasufi dhe Silvester Shuta. Të dy kanë zbuluar më shumë detaje nga eksperienca e tyre në spektaklin e kërcimit dhe jo vetëm kaq.

Çfarë ka ndryshuar tek Enxhi dhe Silvester tani që ata janë fitues?

Enxhi: Jam prapë Enxhi, nuk e di çfarë ndodh përveç faktit që ke një kupë dhe pastaj nga fakti që ti thjesht merr komente nga njerëzit, mesazhe, shumë dashuri. Aty kupton që paskam fituar me të vërtetë dhe jo vetëm kupën por edhe dashurinë e njerëzve. 

Si do të shpenzohen paratë e fituara nga spektakli i kërcimit dhe si do t’i ndajnë ata?

Enxhi: Me thënë të drejtën nuk kam asgjë konkrete se çfarë do të bëj me lekët, t’i marr njëherë. Gjithësesi mendoj që do të investoj tek muzika, videoklipet, projektet, koncertet kështu që ka gjëra për të bërë sa të duash.

Nuk kam asnjë shifër konkrete, nuk e them dot publikisht por do të jemi bashkë gjithësesi në punë edhe në gjëra kjo është e rëndësishme. 

Si ishte për partnerin e kërcimit të Enxhi Nasufit, Silvesterin kjo eksperiencë?

Silvester: Një eksperiencë pak shumë intensive, është kërkuese. Ndonjëherë kur bënim prova dhe diçka nuk i shkonte mirë ajo inatosej shumë. E hante veten e vet me dhëmbë. 

Si e ka pritur momentin kur e mori vesh lajmin se partnerja e tij në DWTS do të ishte Enxhi?

Silvester: Po, patjetër nuk diskutohet. 

Kë kishte menduar ai si partnere përveç Enxhit?

Silvester: Edhe Atalantën nga këto emrat që kishin dalë, Xhulin e kam marrë vesh më vonë dhe nuk është se e njihja. Këto besoj.

Çfarë tha partnerja e tij Nada pas puthjes me Xhulin në performancën e realizuar në “Sfidën e partnerit”?!

Silvester: Nada e dinte që do të putheshim, nuk janë surprizë ato.

Nëse nuk do ta fitonin ata kush e meritonte fitoren?

Enxhi: Unë do të doja përshembull sepse ndoshta dhe në finale mund të kenë qenë edhe njerëz që ne nuk i kemi menduar dhe kemi dashur të tjerë. Unë kam dashur që në finale të jetë edhe Xhoda (Irgeni) edhe Atalanta. Midis atyre të dyve do të isha kënaqur nëse do ta merrte dikush.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49405 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE